MSh-ja tregon masat që duhet t’i zbatojnë udhëtarët nëpër aeroporte
26 qershor 2020
| 17:38
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar udhëzimet për udhëtarët në aeroporte, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, MSh-ja ka bërë me dije se mbajtja e maskave është obligim për pasagjerët dhe se duhet të zëvendësohet çdo katër orë.
MSh-ja u ka bërë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë nëse kanë maska të mjaftueshme dhe xhel sanitizues për udhëtim, të mbajnë distancën fizike së paku 1.5 metra dhe të kufizojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me sipërfaqet dhe njërzit.