![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/VAKSINAT.jpg)
MSh-ja tregon numrin e vaksinave që janë dhënë në 24 orët e fundit
16 janar 2022
| 15:10
Ministria e Shëndetësisë ka treguar në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas MSh-së, deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është thënë në njoftimin e MSh-së.