MSh-ja tregon se cilët presona mund ta caktojnë terminin për marrjen e vaksinën kundër Covidit

29 qershor 2021 | 16:22

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se caktimi i termineve për marrje të vaksinës kundër Covid-19 përmes platformës “e-Kosova” është i mundur për qytetarët mbi moshën 55 vjeçare dhe për personat me sëmundje kronike-pa dallim moshe.

Po ashtu për qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: punëtorë shëndetësorë, mësimdhënës, forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës dhe zjarrfikësit.

“Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave)”, është thënë në njoftimin e MSh-së.

Gjithashtu, ministria ka theksuar se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, duhet të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

https://ekosova.rks-gov.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e 20-vjeçarit Musaen Zeneli, Anila Zeneli, ka folur për…