MSh-ja tregon se si duhet të aplikojnë qytetarët për t’u vaksinuar kundër Covidit
17 maj 2021
| 12:10
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka treguar se si duhet të aplikojnë qytetarët për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Sipas MSh-së, qytetarët duhet të regjistrohen “online” dhe pastaj duhet të presin njoftimin nga kjo ministri, shkruan “Epoka e re”.
Në këtë kontekst, MSh-ja kanë treguar hapat se si duhet të aplikojnë qytetarët “online” për t’u vaksinuar.
Njoftimi i plotë i MSh-së dhe pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
Për të marrë vaksinën kundër COVID-19 patjetër se duhet të REGJISTROHENI në eKosova dhe pastaj të APLIKONI për vaksinë. Sigurohuni t’i ndiqni hapat si më poshtë:
SI TË REGJISTROHEMI?
- Regjistrohuni me të dhënat tuaja në https://ekosova.rks-gov.net/
- Shënoni të dhënat tuaja dhe konfirmoni pëlqimin tuaj për marrjen e shërbimeve dhe pajtohuni me Politikat e Privatësisë.
- Zgjedhni llojin e llogarisë: Qytetar
- Ngarko dokumentet e kërkuara: Fotografinë e letërnjoftimit përpara dhe mbrapa dhe fotografinë ku shiheni ju duke e mbajtur letërnjoftimin.
- Shkruani Kodin të ardhur në telefonin tuaj dhe KYQUNI në llogarinë tuaj të re.
SI TË APLIKOJ PËR VAKSINË?
- Pas regjistrimit sigurohuni të shtypni HYR.
- Klikoni SHËRBIMET.
- Klikoni SHËNDETI.
- Klikoni Aplikimi për vaksinën kundër COVID-19.
- Shënoni profesionin dhe klikoni në butonin anash nëse keni sëmundje kronike.
Pas REGJISTRIMIT dhe APLIKIMIT, prisni njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë.