MSh-ja: Vaksinimi kundër Covid-it ju mbron të mos sëmureni rëndë
16 dhjetor 2021
| 12:15
Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.
Sipas MSh-së, vaksinimi mbron të mos sëmureni rëndë nga Covid-19.
“Vaksinimi përgatit sistemin tuaj imunitar për të luftuar virusin që shkakton Covid-19. Kjo zvogëlon rrezikun për t’u infektuar dhe siguron mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, është thënë në apelin e MSh-së.