MSh: Masat e reja anti-Covid hyjnë në fuqi nesër
29 gusht 2021
| 14:29
Qeveria e Kosovës dje ka vendosur për masave të reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, të rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe gastronomia të punojnë deri në orën 21:30.
Ndonëse në vendimin e qeverisë shkruan se vendimi hyn në fuqi sot, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi nga nesër.
MSh-ja gjithashtu ka publikuar të detajuara të gjitha masat kundër-Covid.