MSh: Një faktor i njohur rreziku për sindromën Down është mosha e nënës

21 mars 2025 | 13:05

Sot është shënuar Dita Botërore e Sindromës Down.

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e tyre thotë se kjo ditë është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përfshirjen e individëve me këtë sindromë në shoqëri.

“Sindroma Down është një çrregullim gjenetik që ka ndikim në zhvillimin intelektual dhe fizik, duke krijuar sfida të mëdha për individët me këtë gjendje, të tilla si vështirësi në arsimim, punësim dhe integrim social. Statistikat globale tregojnë se 1 në 700-1000 lindje ka fëmijë me sindromën Down, dhe individët që e përballojnë këtë sindromë mund të jetojnë një jetë të plotë dhe të shëndetshme me mbështetje të duhur”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Po ashtu, thuhet se një faktor i njohur rreziku për sindromën Down është mosha e nënës.

“Në moshën 20 vjeç, rreziku për lindjen e një fëmije me sindromën Down është rreth 1 në 1,500, ndërsa në moshën 40 vjeç, rreziku rritet në 1 në 100”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Dita Botërore e Sindromës Down ka për qëllim luftimin e paragjykimeve dhe promovimin e barazisë, si dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Demiri shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore nga…