‘Mshele gojën’, ‘mos e ke provuar picën e PDK-së?’, përplasje e ashpër ndërmjet Abazit dhe Zybës
Dy deputetët Haki Abazi e Salih Zyba janë përplasur me tone të ashpra të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po diskutohet për arrestimin e Nagip Krasniqit, kryeshef i KEK-ut.
Derisa Abazi po fliste dhe po kritikonte ish-kolegët e Vetëvendosjes për sulmet ndaj gjyqësorit, dhe po i akuzonte për drejtësi selektive, atij nga ulësja i ka ndërhyrë deputeti Salih Zyba.
Publiku nuk kishte mundësi ta dëgjojë se çfarë ka thënë Zyba, por e ka dëgjuar vetëm përgjigjen e ashpër të Abazit.
“Zoti Zyba kur të vjen fjala del e flet këtu nëse ke çka me thënë. Të lutëm mshele gojën”, ka thënë Abazi.
Pas kësaj ndërhyri Zyba, i cili e ka pyetur Abazin se mos ndoshta e ka ngrënë “picën” e PDK-së. “Mos e ke provu picën e PDK-së?”, ka pyetur Zyba.
E në replikën e tij Abazi i ka thënë se “kur të vjen puna me hëngër pica të PDK-së shihemi tjetërkund”.