![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/IMG_0641.jpeg)
M&Sillosi gati për grurin e Kosovës
21 qershor 2023
| 22:43
Makineritë s’ndalojnë së prodhuari.
Pos tyre, edhe gjithçka tjetër në M&Sillosi është gati për grurin nga krejt Kosova, që do të pranohet edhe këtë sezon të korrjeshirjeve.
Hambari më i madh në rajon pritet të jetë edhe sivjet adresa kryesore e fermerëve.
Interesimi për ta sjellë grurin në fabrikën e ndodhur në Xerxë të Rahovecit, nuk mungon. Pritjet janë të mëdha.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqet me grurin që u mboll në vjeshtë e i cili korret tashti, janë rekorde për Kosovë.
Pos kësaj kulture, fermerët mund të dorëzojnë në M&Sillosi edhe drithëra tjera.
Në fabrikë thanë se i garantojnë fermerët dhe konsumatorët që produktet e tyre do të jenë me kualitet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.