‘M&Sillosi’ nis edhe 60 tonë miell drejt vendeve afrikane
Kompania “M&Sillosi” ka filluar eksportimin e kontingjentit të 25-të me 60 tonë miell drejt vendeve të Afrikës.
Lidhur me këtë eksport, menaxheri i kontrollit të kualitetit, Ramadan Deliu, ka deklaruar për Ekonomia Online se suksesi i kompanisë “M&Sillosi” qëndron tek cilësia e miellit, teknologjisë bashkëkohore si dhe ekipit profesional. Deliu njoftoi se ky është viti i tretë i bashkëpunimit të tyre me UN-n, ku siç tha ai se asnjëherë deri me tani nuk ka pasur reklamacion të mallit.
“Prapa meje janë kontejnerët të cilët janë duke u ngarkuar me miell. Sot e ngarkojmë kontingjentin e 25 i cili është i dedikuar për disa vende të Afrikës. Edhe pse mielli udhëton me anije në 2-3 muaj asnjëherë nuk kemi pasur problem. Falë teknologjisë bashkëkohore, ekipit profesion i cili merret me përgatitjen e këtij kontingjenti dhe përgjithësi të miellit. Është viti i tretë që bashkëpunojmë me UN-n dhe deri me tani asnjëherë nuk kemi pasur reklamacion”, ka thënë Deliu.
Me tej, Deliu theksoi se cilësia e lartë e prodhimit ka bërë që partnerët e huaj të ndahen jashtëzakonisht të kënaqur me produktin.“Mielli ka shkuar gjithmonë i freskët, partneret tonë kanë qenë jashtëzakonisht të kënaqur. Si kur kemi eksportuar miell në kontinentin e Afrikës kohë pas kohë eksportojmë për nevojat e UN, edhe në disa shtetet të Amerikës Jugore”, tha Deliu.