M&Sillosi zgjeron aktivitetin eksportues në tregun e Lindjes së afërt

10 prill 2019 | 11:52

Këtë javë kompania e mirënjohur për prodhimin e miellit M&Sillosi nga Xërxa ka arritur të lansojë brendin e vet miell Finnesa Tipit 400 si dhe Finnesa Integral, duke filluar bashkëpunimin me kompaninë MAC-AAA FREIGHT AND LOGISTICS LLC me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kompani kjo e mirënjohur për furnizim me produkte ushqimore në Lindjen e afërt.

Me një konkurrencë të pakompromis të kësaj dege të industrisë, prodhuesit kosovarë duke iu falënderuar standardeve të larta të prodhimit e të cilat standarde janë dëshmuar me certifikime ndërkombëtare për kontrollin e kualitetit, kanë arritur të sigurojnë një treg premtues që do të ndikojë jo vetëm në industrinë përpunuese të miellit por indirekt edhe në intensifikimin e kësaj kompanie për stimulimin e zhvillimit të degës së bujqësisë në kontekst të sigurimit të grurit të nevojshëm për përpunim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra angleze, Manchester United, pas eliminimit të PSG-së nga Liga…