MTI-ja: Nuk kemi marrëveshje me BIK-un dhe Komunën e Prishtinës për shërbimet e funeraleve
30 gusht 2019
| 14:04
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka dhënë sqarim lidhur me raportimet në media, të datës 30. 08. 2019, për marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe MTI-së për shërbimet funerale.
Përmes këtij sqarimi, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e informon publikun se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI lidhur me shërbimet e funeraleve, siç është raportuar sot në media elektronike.
“Shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushëveprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj. Andaj ky mund të jetë ndonjë gabim teknik nga ana e mediave raportuese sa i përket përfshirjes së MTI-së”, është theksuar në sqarimin e MTI-së.
/Epoka e re/