Mua më janë bërë tri vetingje. Do të doja t’u bëheshin edhe të tjerëve
15 prill 2020
| 22:34
Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka folur rreth mundësisë së pjesëmarrjes së partisë që ai drejton në qeveri.
Sa i përket çështjes së vettingut, Limaj ka thënë se atij i janë bërë tri vetingje dhe do të dëshironte edhe tjerre t’ju bëhet.
“Vettingun ma ka bërë Haga, EULEX-i dhe vendorët. Unë i jam përgjigjur secilit. Tash po dua më pa edhe për të tjerët. Ejani ta bëjmë vettingun për të gjithë”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTK.
Fatmir Limaj e ka lënë të hapur mundësinë e të qenit pjesë e formulës për qeverisje së bashku me LDK-në, AAK-në dhe komunitetet.
Ai në një emision për televizionin publik ka thënë se për momentin duhet të priten hapat e presidentit Thaçi rreth emrit të mandatarit.