Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në histori
Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në të gjithë botën, ka njoftuar shërbimi i motit “Copernicus”.
Ky shërbim ka theksuar se moti ishte për 0.05 gradë celsius më i ngrohtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ka vendosur rekordin e mëparshëm të lartë.
Shkencëtarët ka thënë se ky është një tregues i qartë i temperaturave që nxiten nga emetimet e gazrave, që bën shoqëria njerëzore.
“Copernicus”, që është programi i Bashkimit Evropian (BE) për vëzhgimin e Tokës, ka thënë se ngrohtësia në Arktikun Siberian vazhdon të jetë shumë mbi mesataren.
Ky vit po ashtu është parashikuar të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Sipas të dhënave të BE-së, që nga fundi i viteve 1970, temperaturat globale janë rritur për 0.2 gradë celsius çdo dekadë.