Muaji i Ramazanit, Çiljeta dhe Fjolla mbulohen me shami
24 prill 2020
| 12:51
Me mbërritjen e muajit të Ramazanit, Çiljeta Xhilaga dhe Fjolla Morina kanë falur namazin.
Që të dyja, kanë postuar në llogaritë personale të Instagram-it fotografi ku shfaqen të mbuluara me shami.
“Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”, shkruan Fjolla.
Nga ana tjetër, Çiljeta, e cila shkruan mbi foton e saj “Sabah namaz”, tashmë është një besimtare myslimane e devotshme, ku jo më larg se tetorin e vitit të shkuar fshiu kryqin-tatuazh në këmbën e saj.