Muaji i Ramazanit, Qendra e Studentëve del me njoftim

08 mars 2024 | 15:04

Qendra e Studentëve ka njoftuar studentët të cilët ushqehen në mensë se gjatë muajit të Ramazanit, për syfyr do të shërbejë një shujtë të thatë të paketuar.

Këtë shujtë studentët mund të marrin çdo ditë në kohën e drekës pasi që një linjë e veçantë e ushqimit do të jetë në dispozicion të kësaj shujte.

“Po ashtu për shkak të numrit të madh të studentëve në kohën e iftarit, hapësirat brenda restauronit nuk po e përballojnë një fluks të madh të studentëve gjatë muajit të Ramazanit edhe në kohën e iftarit do të jetë në dispozicion edhe një linjë ku ushqimi do të servohet i paketuar, studentët mund të marrin me vete të ushqehen në dhomat e tyre në konvikte. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit studentëve banues në konvikte ju lejohen hyrje – daljet nga konviktet gjate kohës së syfyrit nga ora 03 – 04,15. Ky ndryshim i orarit bëhet me qëllim që studentëve banues t’ju mundësohen shërbimet me ushqim apo gjëra të tjera që dëshirojnë në kohën e syfyrit”, thuhet në njoftim e Qendrës së Studentëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pasi Qeveria e…