Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me këtë datë
26 shkurt 2021
| 22:43
Edhe pak ditë e javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 13 prill, ditën e martë.
Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë.
Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 12 maj, e mērkurë, ndërsa të enjtën me datë 13 maj është dita e Bajramit.
Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.