
Muajin tjetër zyrtarizohet kalimi i Griezmannit te Barça
25 qershor 2019
| 16:43
Barcelona duket se e ka mbyllur gjithçka për blerjen e parë të kësaj merkatoje. Katalanasit do të shpenzojnë plot 120 milionë euro për të sjellë në “Camp Nou” Antoine Griezmann.
Diçka të tillë e ka raportuar edhe “Telegraph” që shkruan se gjithçka është e kryer dhe se transferimi do të finalizohet në ditët e para të korrikut.
Kështu, duket se merr fund edhe telenovela “Griezmann”, i cili prej kohësh kishte deklaruar largimin nga Atletico Madrid.