Muça: Prishtina ma heq mërzinë e Tiranës

04 janar 2021 | 16:50

Gentian Muça la këtë verë ekipin e zemrës, Tiranën, teksa u transferua në Kosovë, përkatësisht në skuadrën e Prishtinës. Në një intervistë për “Top Channel”, Muça tregon se e kanë pritur shumë mirë te Prishtina, duke i lehtësuar edhe mërzitjen e largimit nga Tirana.

“Më shumë se lëvizja për në Kosovë ishte ndërrimi i ambientit pas më se 10 vjetësh. Isha mësuar me këtë rutinë, por gjithsesi klubi, shokët e skuadrës të gjithë më kanë bërë të ndihem mirë. Koha e përshtatjes ka qenë shumë e shkurtër, pavarësisht se ndodhi në mes të sezonit. Në çdo kryeqytet të Evropës të kisha shkuar do të ndihej mungesa, por në Prishtinë më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe ma kanë lehtësuar mërzitjen e largimit, sepse mërzitja ishte shumë e madhe, por u bë për arsye profesionale”, ka thënë Muça, i cili nuk e përjashton rikthimin në skuadrën e Tiranës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se në ditët…