Mucaj, largimi i nëntë nga Ballkani
01 korrik 2019
| 14:38
Ledjon Mucaj e dërgon në nëntë numrin e lojtarëve të larguar nga skuadra e Ballkanit në ketë afat kalimtar.
Futbollisti Mucaj ndarjen me skuadrën nga Suhareka e ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Nga sot nuk jam më futbollist i FC Ballkanit. Unë personalisht i kam kërkuar presidentit të me lejonte te vazhdoj karrierën jashtë dhe i jam shumë falënderues për mirëkuptimin. Dua te falënderoj shokët e ekipit, pasi ma benë më të thjesht përshtatjen. Dua të falënderoj trajnerin Sami Sermaxhaj për besimin e dhenë dhe stafin e FC Ballkanit. Për mua ishte një eksperiencë e bukur dhe më vjen mirë që ekipi mbeti në ligë dhe bëra vërtet miq të mirë. Suksese në vazhdim FC Ballkanit”, ka shkruar Mucaj.
/Epoka e re/