Muçaj prezantohet te Vushtrria
01 gusht 2019
| 17:10
Futbollisti nga Shqipëria, Ledjon Muçaj është përforcimi i radhës nga skuadra e Vushtrrisë.
“Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin defansiv nga Shqipëria, Ledjon Muçaj, 26-vjeçar i lindur në Fier, ku ishte paraqitur në disa skuadra nga Superliga Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë. Muçaj ka luajtur në të kaluarën për KF Bylis, KF Apolonia, KF Besa e Kavajës, derisa gjatë sezonit vjeshtor 2018 ishte pjesë e Gjilanit, kurse në sezonin pranveror iu bashkua skuadrës së Ballkanit nga Suhareka.
/Epoka e re/