![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/muci.jpg)
Muçi i bashkohet Rashicës në Beshiktash
Skuadra e Beshiktashit ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia Varshava.
Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë pasi nga kampionati polak do të transferohet në njërin prej tri klubeve më të mëdha turke.
Bëhet fjalë për Beshiktashin, i cili ka konfirmuar transferimin e Muçit me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.
“Mirësevjen në Beshiktash, Ernest Muçi!”, thuhet në postimin e klubit turk. Detaje tjera të transferimit nuk janë bërë publike, por 22-vjeçari shqiptar pritet të nënshkruaj për tri vite e gjysmë dhe do t’i kushtojë 10 milionë euro. Te Beshiktashi, Muçi do ta gjej yllin shqiptar të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.
Beşiktaş’a hoş geldin Ernest Muci! 🦅 pic.twitter.com/sVVoqznjON
— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 9, 2024