Muçi në ‘radarin’ e Napolit

29 prill 2022 | 16:22

Klubi Italian, Napoli ka shprehur interesim për sulmuesin e Legia Warszawes, Ernest Muçi.

Siç bëjnë ditur mediet italiane, presidenti i klubit po e sheh të arsyeshme që të investohet në lojtar të rinj e me perspektivë.

Njëri ndër ta po konsiderohet edhe shqiptari i cili është 21-vjeçar dhe laun me të dyja këmbët. Në këtë sezon, Muçi ka shënuar katër gola në 21 ndeshje me fanellën e Legias. Ai në Legia Warszawa u transferua nga KF Tirana në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në…