Muçiqi: Mburrem që e kam uniformën e UÇK-së

02 shtator 2021 | 22:46

Afrim Muçiqi ka komentuar foton e tij me uniformë të UÇK-së. Muçiqi ka thënë se mburret që e ka këtë uniformë dhe poashtu thotë se kush e ofendon tregon kulturën e tij familjare.

Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi, ka folur në emisionin Natë Vere në T7 për një foto të tij që qarkullon nëpër rrjete sociale ku ai është i veshur me uniformë të UÇK-së.

Ai ka thënë se kushdo që i duket për të ofenduar në këtë foto, tregon kulturën e tij familjare dhe se ai mburret që ka foto me këtë uniformë. Ai ka shtuar se kjo foto ishte bërë në një përvjetor të çlirimit të Kosovës.  

“Është një foto ku mburrem që e kam këtë uniformë në shtëpinë time. Këtë foto e kam bërë për një përvjetor të çlirimit të Kosovës. Mburrem që e kam pasur veshur live. Pastaj i kam parë duke thënë se Afrim Muciqi lëshon Kosovën pasi nuk lejohen dasmat. Unë nuk e kam lëshuar Kosovën në kohë të okupatorit e jo më tani. Këtu e shoh kulturën personale dhe familjare të disa njerëzve që u ka ra në dorë ky Facebook e Instagram. Nuk dua të më duan të gjithë. Por së paku të kemi pak kulturë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria pësoi humbje të thellë nga Polonia në Varshavë (4-1),…