Muhamet Haliti, PDK: Vrasja e dyfishtë në Pejë nuk ka lidhje me politikë
Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku pas një përleshje me armë janë vrarë mes vete kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit më 2017 Blerand Kadrijaj, konfirmohet se nuk ka ndonjë lidhje me politikë apo me zgjedhjet.
Anëtari i Kryesisë qendrore të PDK-së, Muhamet Haliti që njëherësh është edhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Pejë, ka folur sot për Kosovapress.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadrijaj për rastin tragjik, ndërsa ka theksuar se nga informatat e deritashme ngjarja nuk ka asnjë lidhje politike apo partiake.
“Së pari ju shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të Astritit e Blerandit. Nga ato që dihen deri tash, kjo ngjarje tragjike nuk ka asnjë lidhje me politikë apo me zgjedhje. Kërkojmë që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje tragjike”, ka thënë Haliti për Kosovapress.
https://kosovapress.com/muhamet-haliti-pdk-vrasja-e-dyfishte-ne-peje-nuk-ka-lidhje-me-politike/