Muhamet Hamiti: Njerëzit me mendësi autoritare e duan pushtetin absolut
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka folur rreth bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Derisa të dyja këto parti nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndarjen e postit të presidentit, Hamiti thotë se njerëzit me mendësi autoritare në radhë të parë e duan pushtetin absolut.
“Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit. Njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut. Ky soj autokratësh kontrollin reciprok të pushteteve e sheh si cenim të pushtetit të tyre. Shembuj të kësaj mendësie ka shumë në Kosovë e në Shqipëri”, ka shkruar Hamiti në llogarinë e vet në “Facebook”.