Muhamet Hyseni zgjedhet “Sportist i Vitit” në Podujevë

28 dhjetor 2023 | 15:52

Komuna e Podujevës ka organizuar manifestimin tradicional të fundvitit, zgjedhjen e Sportistit të Vitit, ku u nderuan me mirënjohje sportistë, klube, punëtorë sportivë dhe donatorë.

Kryetari Shpejtim Bulliqi në fjalën e tij i përgëzoi sportistët llapjanë për rezultatet e treguara gjatë vitit 2023 si dhe u uroj shëndet të mirë dhe suksese të reja në vitin 2024. “Gjatë këtij viti jemi angazhuar maksimalisht që sporti ta ketë vëmendjen e shtuar nga ana jonë si qeverisje komunale, kemi filluar ndërtimin e Qendrës Multifunksionale, renovimin dhe zgjerimin e palestrës sportive, rritjen e buxhetit për kategorinë e subvencioneve e shumë punë të tjera në dobi të sportit dhe sportistëve në përgjithësi”, ka thënë kryetari Bulliqi, i cili është zotuar se mbështetja për klubet me rezultate të larta dhe sportistët e dalluar nuk do të mungojë nga komuna.

Muhamet Hyseni nga Klubi i Futbollit Llapi u shpall “Sportisti i Vitit” në komunën e Podujevës, kurse vendi i dytë i takoi Demahmet Sinani nga Klubi i Karatesë KK “Boks Kroni”, kurse vendi i tretë Ilir Krasniqit nga KF Llapi. Klubi i Vitit u zgjodh KF Llapi, kurse trajneri i vitit Mehmet Agushi. Me epitetin “Shpresë e Sportit” u nderua Mërgim Cërnaverni nga KF Llapi.

“Punëtorë Sportivë të Vitit” u zgjodhën Lumbardh Shala nga Klubi i Atletikës Llapi dhe Muhamet Rexhepi nga KF Llapi. “Donatori Sportiv i Vitit” u shpall “Zhitia Turist”.

“Gjyqtar i Vitit” u zgjodh Fatbardh Rrahimi. “Pedagogu Sportiv i Vitit” u shpall Gramos Latifi. Për prezantimin e aktiviteteve dhe rezultateve të klubeve sportive llapjane me mirënjohje u nderua gazetari i Radio Llapi,t Enver Hyseni.

Me mirënjohje u nderuan edhe sportistë të kategorive të reja, punëtorë sportivë, veteranë dhe gjyqtarë. Me mirënjohje postmortem u nderuan Selatin Vokrri, Fehmi Podvorica, Bashkim dhe Vllaznim Restelica.

May be an image of 8 people and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-senatori zviceran dhe raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…