
Muhamet Kelmendi nuk i siguron vota për deputet, ky është reagimi i tij
Ish-zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Muhamet Kelmendi, që në zgjedhjet e së dielës ka kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për këtë post.
Kelmendi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kanë qenë të shumta shkaqet, për të cilat ai nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvend.
Postimi i plotë i tij:
Falimenderim
Falimenderoj te gjithe ata qe me votuan dhe u angazhuan qe une te zgjedhem deputet.
Vota nuk mjaftoje per kete post popullor.
Shkaqe ka te shumeta…!
Por, pavaresisht asaj se ku ka shkuar vota, kush i mori dhe u be deputet, falimenderit per besimin dhe iu garantoj se do te mbetem i njejte edhe jashte Kuvendit te Kosoves.
Respekt te gjitheve.
MK