Muhamet Lama emërohet anëtar në Bordin e përkohshëm të drejtorëve në KEK

04 shkurt 2021 | 12:32

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 61-të me radhë e Qeverisë, në të cilën janë miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.

“Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme është ndryshuar dhe plotësuar edhe  Vendimi i Qeverisë Nr. 01/37 i datës 24.10.2020 për emërimin e Bordit të Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. Sipas këtij ndryshimi dhe plotësimi Muhamet Lama është emëruar anëtar në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në këtë ndërmarrje publike, deri në përzgjedhjen e Bordit me mandat të plotë”, është thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…