MUHAMET MAVRAJ KUVEND PËR UÇK NË MES TË PRISHTINËS

16 shkurt 2022 | 22:11

Ismet Sylejmani

Roli i personalitetit në histori, gjithmonë ka qenë rol i rëndësisë së veçantë dhe vendimtarë në periudha të ndryshme për fatet dhe të ardhmen e pooullit, Atdheut dhe Kombit!

Këtë rol, si askush e ka luajtur atdhetari e patrioti i madh, politikani trim e besnik i interesave te Atdheut, gazetari legjendarë i popullit shqiptar Muhamet Mavraj!

Më 15 Janar 1999, shqiptari heroik, me zemren mal, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, nënshkruan DEKLARATË historike e shekullore të Kuvendit të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës!

Në mes të Prishtinës të stërmbushur me ushtri e polici serbe, njësi speciale e paramilitarë të ndryshëm nga Serbia, para syve e në hundë të UDB-së, i madhi Muhamet Mavraj, ka kryesuar Mbledhjen historike të Kryesisë së Kuvendit të UPSUP-së!

Kryetari i Parlamentit të studentëve të 15 Janarit të vitit 1999, vitit të UÇK-së , ish i burgosuri politik Muhamet Mavraj, në atë vit të madh e vendimtar për luftën e armatosur çlirimtare për liri të popullit shqiptar të Kosovës, ka vënë firmën me dorën e Tij, në DEKLARATËN historike, në atë dokument heroik, ku i jepej mbështetje e parezerve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Në DEKLARATËN e Kuvendit të UPSUP-së, që mban firmën e Muhamet Mavrajt, thirrja dhe mbështetja për UÇK-në është absolute, është totale!

Dhe kjo DEKLARATË e firmosur nga titani Muhamet Mavraj, do të ishte normale sikur të ishte atje lartë në male, ose në metropolet e ndryshme botërore, por jo, kjo DEKLARATË është nënshkruar në Kosovën e robëruar nga Serbia dhe, në kohën kur xhelati e krimineli Milosheviq, ishte në kulmin e pushtetit të tij absolut!

Studentet dhe studentët shqiptar, jo vetëm të Kosovës, jo vetëm të Shqipërisë, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut e jo vetëm të Luginës së Preshevës, por anë e kënd globit, Ty të kanë pasur e do të të kenë busullën e madhe dhe yllin e madh ndriques, se si duhet të vëhesh me vendosmëri e trimëri të madhe dhe si luan të qëndrosh i patundur në istikamin e frontit të çlirimtarit të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Ti je lindje e madhe e popullit shqiptar!
Ti je burrë i madh e i lavdishëm i Atdheut!
Ti je figurë e madhe dhe e ndritur e Kombit!

Kjo DEKLARATA e datës 15 Janar të vitit 1999, e Kuvendit të UPSUP-së, do të shkruhet me shkronja ari dhe Ti i dashur dhe shumë i nderuar Muhamet Mavraj, do të mbetesh në historinë e madhe e të ndritur të popullit shqiptar, atje lartë te rreshti lavdimadh, ku rrijnë e vështrojnë hijerëndë, kryekuvendarët e mëdhenj të kuvendeve të mëdha e historike të Kombit tonë!

Faleminderit Nënë Zojës, që të ka lindur kaq të madh e kaq të lavdishëm!

Prishtinë, 16 Shkurt 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë…