Muhamet Mavraj: Mesazhi i 2 prillit duhet të kuptohet mirë dhe drejt, brenda dhe jashtë, seriozisht
Mijëra qytetarë të dielën marshuan për drejtësi në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Duke komentuar “Marshin për drejtësi”, ku edhe vet botuesi Muhamet Mavraj mori pjesë në këtë marsh, ka thënë se mesazhi i 2 prillit duhet të kuptohet mirë dhe drejt, brenda dhe jashtë, seriozisht.
Ai ka shkruar në “Facebook” se prej 3 prillit nuk fillon gjyqi kundër luftës sonë, por i gjykatës kundër vetvetes dhe kësaj farës jugosllave që përfitoi përkohësisht me ndihmën e kësaj gjykate.
“Do t’i mbrojmë vlerat tona të lirisë dhe pengjet e Hagës do të kthehen triumfatore”, ka shkruar Mavaraj.
Ai ka shprehur falënderim për qytetarët që treguan civilizim në këtë marsh dhe për organizatorët.
Postimi i Mavrajt:
Gjallë jemi! Këtu dhe kështu do të mbesim.
Mesazhi i 2 prillit, edhe hiq pa fjalë, tani duhet të kuptohet mirë dhe drejt, brenda dhe jashtë, seriozisht.
Asgjë në kundërshtim me dëshirat e thella të Kosovës nuk do të zgjasë në pafundësi.
Prej 3 prillit nuk fillon gjyqi kundër luftës sonë, por i gjykatës kundër vetvetes dhe kësaj farës jugosllave që përfitoi përkohësisht me ndihmën e kësaj gjykate.
Do t’i mbrojmë vlerat tona të lirisë dhe pengjet e Hagës do të kthehen triumfatore.
Respekt për civilizimin e marshit dhe për organizatorët dinjitozë!