
Muhamet Mavraj ngushëllon Ismet Sylejmanin për vdekjen e nënës
06 nëntor 2021
| 12:45
Botuesi i gazetës “Epoka e re” Muhamet Mavraj, i ka shprehur ngushëllime veprimtarit Ismet Sylejmanit për vdekjen e nënës.
“Ngushëllimet me të sinqerta për Ty dhe mbarë familjen e nderuar Sylejmani! Shpirti i saj pastë dritë në botën e përgjithmonshme! Nderime pa kufi”, ka ngushëlluar Muhamet Mavraj, Ismet Sylejmanin.
Nëna e Ismet Sylejmanit, Ramize Hoxha – Sylejmani ka ndërruar jetë dje në moshën 81-vjeçare.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 6 nëntor, në orën 14:30 në varrezat e fshatit Cernicë të Gjilanit.