Muhamet Selmani: Ka sasi të mjaftueshëm të miellit

15 mars 2020 | 15:19

Muhamet Selmani nga Shoqata e Mullisëve, ka bërë thirrje që të mos ketë panik sepse furnizimi me miell është i mjaftueshëm.

Ai ka thënë se do të ketë edhe lehtësira për furnizim të mullinjve me grurë.

“Dua të ju bëjë thirrje qytetarëve ta ulin panikun me furnizim me miell. Problemi qëndron te koha. Kapacitetet janë të limituara. Mos bëni panik. Do të ketë lehtësira me furnizim me grurë. Sasi të miellit ka mjaftueshëm për këto ditë. Po ashtu dua të ju sigurojë se fabrikat kanë fuqinë punëtore në nivelin e duhur”, ka thënë Selmanaj në një konferencë për medie me zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e odave ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Avbdullah Hoti në një konferencë për medie…