Muharrem Hasani i rikthehet fushqishëm ushtrimeve
Njëri prej Kikboksierëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Muharrem Hasani, vitin 2020 e ka filluar me ushtrime maksimale dhe kjo po vërehet nga intensiteti i shtuar në palestrën e tij “Muki Gym” në Volketswil.
Kjo është shenj e mirë për Hasanin pasi ai po rikthehet nga një lëndim që ka pasur në këmbë dhe të njëjtin e ka larguar një kohë nga palestra por edhe nga luftërat. Kështu ky lajm i gëzuar për fansat e tij po paralajmëron si një mundësi e mirë që kampioni shqiptar ta shohim shumë shpejt në ring, pse jo më një duel super të fuqishëm, ashtu siç i ka pasur shumicën e ndeshjeve në karrierën e tij.
Në ditët e ardhshme portali për sporte luftarake “ArenaRing” do të zhvilloj edhe një bisedë për planet për vitin 2020, ku më pas edhe mediet tjera do të kenë mundësi që të kenë më shumë informata rreth kikboksierit i cili do ta nderoj shtetin e tij dhe kombin në përgjithësi.