Muharrem Hyseni i nënti në EYOF 2022 Banska Bystrica

27 korrik 2022 | 16:23

Muharrem Hyseni ka përfunduar në vendin e nëntë në kategorinë -66 kg të garave të xhudos në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Banska Bystrica 2022”.

Hyseni shënoi dy fitore, njërën në repesazh, për t’u ndalur në luftën e dytë të repesazhit nga gjermani Krystian Liwocha. Fitoret i shënoi ndaj grekut Antonios Bintamov dhe Dario Alfonsos së Lihtenshtajnit.

Dy fitore dhe vendi i nëntë, është suksesi më i madh i Kosovës deri më tani në EYOF Banska Bystrica 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit, dhe…