Muharrem Jashari shpallet sërish më i miri i muajit te skuadra e LNZ Cherkasy

09 prill 2025 | 14:15

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shpallur sërish lojtari i muajit te skuadra e LNZ Cherkasy.

Jashari pati një muaj pozitiv te skuadra ukrainase.

Në faqen zyrtare të klubit nga Ukraina, është publikuar foto e Jasharit me çmimin e më të mirit.

Kjo nuk është hera e parë që futbollisti kosovar votohet si më i miri i muajit nga fansat e këtij klubi.

27-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asiste në 22 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar punën…