Muharrem Nitaj i AAK-së: Kemi përcaktuar 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetët
Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetët.
Këtë listë ai dje e ka prezantuar në mbledhje të Kryesisë së AAK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pjesë e kësaj liste do të jenë kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK-ja.
“Ne cilesine e Shefit te Shtabit Zgjedhor te AAK, pata kenaqesine qe ta prezantoj listen e kandidateve te Aleances per zgjedhjet parlamentare shkurt 2025, e cila pothuaj eshte percaktuar ne masen 80 per qind. I plotesuar qe pjese e kesaj liste jane 5 kryetare te jashtezakonshem te komunave qe i udheheq Aleanca, si dhe deputetet me aktive te Aleances te kesaj legjislature ne Kuvendin e Kosoves. Natyrisht edhe shume emra te ri, me te cilet do te njoftohet opinioni publik se shpejti. Qershia mbi torte jane keta te fundit. Suksese ne betejen e radhes, e cila eshte minimalisht detyre patriotike!”, ka shkruar Nitaj.