Muharrem Nitaj: Komunizmi brina s’ka!

16 shkurt 2022 | 15:56

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas publikimit të një fotografie, ku nxënësit e disa shkollave të Prishtinës shihen me fotografi në duar të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe presidentes.

Kjo fotografi e nxënësve është realizuar në objektin e Kuvendit dhe Presidencës.

Nitaj ka shkruar në “Facebook” se “Komunizmi brina s’ka!”.

“Këta fëmijë kanë mundur t’i kishin mbajtur fotografitë e Presidentit Rugova, të Adem Jasharit, të Shkelzen Haradinajt, të Adem Demaçit…por kështu siç ka dalë, është për turp e faqe të zezë!!!”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitari Albin Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kinës…