Muharrem Nitaj pajtohet me një gjë me Albin Kurtin

31 janar 2020 | 21:55

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se shumë rrallë është pajtuar me Albin Kurtin, por ai thotë se kërkesa e tij për seancë ku do të votohet ose jo qeveria e tij, është e vetmja gjë normale që ka mundur të bëhet në këtë kohë.

“Shumë rrallë jam pajtuar me qasjen që ka pasur Albin Kurti ndaj proceseve politike në vend gjatë gjithë këtyre 20 vjeteve, por kërkesa e tij për seancë ku do të votohet ose jo qeveria e tij, është e vetmja gjë normale që ka mundur të bëhet në këtë kohë”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamuri britanik u hoq nga ekspozeja e flamujve të vendeve…