Muharrem Nitaj zëvendëson Agim Aliun në Kuvend
14 dhjetor 2017
| 13:21
Agim Aliu, i cili është zgjedhur kryetar i komunës së Ferizajt ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e koalicionit PAN.
Në këtë pozitë ai do të zëvendësohet nga Muharrem Nitaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së, si pjesë e koalicionit PAN. Kjo gjë është bërë me dije në mbledhjen e sotshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).