Muharremaj angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës për bujqit
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve të rrugës Peqan-Reshtan, e cila do të jetë në dispozicion të zhvillimit të bujqësisë së kësaj ane.
“Rruga Peqan-Reshtan (Rruga e gjatë) mbi tri kilometra po hapet për zhvillimin e bujqësisë. Hapja e rrugëve fushore nënkupton perspektivën për bujqit që duan t’i rrisin kapacitetet e prodhimit. Angazhimi ynë vazhdon”, ka deklaruar ai.
Në kuadër të inspektimeve të punimeve në infrastrukturë, Muharremaj ka vizituar fshatin Sopi ku është duke u ndërtuar ura e këtij fshati.
“Në fshatin Sopi përveç vizitës së punimeve tek ura, me banorët e shijuam kafen e mëngjesit e po ashtu diskutuam edhe për projektet e ardhshme. Qytetari është sovrani, dhe institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë kërkesat që vijnë për mirëqenien sociale të tyre”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/