Muharremaj: Diaspora ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin
25 nëntor 2018
| 14:01
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, deputetët Time Kadrijaj nga AAK-ja, Glauk Konjufcën nga Vetëvendosje dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë takuar me bashkatdhetarët në Itali.
Muharremaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se diaspora ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. “Në një takim miqësor me deputetët Time Kadrijaj, Glauk Konjufca, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe miq të tjerë, me bashkatdhetarët në Trevizo të Italisë, po takohemi në shënim të festave të 28 Nëntorit. Diaspora jonë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe ne e vlerësojmë gjithmonë këtë”, ka shkruar Muharremaj.
/Epoka e re/