
Muharremaj: Do të investojmë në të gjitha fshatrat e Suharekës
09 janar 2019
| 13:47
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është zotuar se do të angazhohet për gjetjen e mundësive për investime në të gjitha fshatrat e kësaj komune. Ai u ka thënë banorëve të fshatit Nishor se është i përkushtuar në punë dhe se do ta mbajë fjalën e dhënë.
“Angazhimi im do të jetë i vazhdueshëm, në gjetjen e mundësive për investime në të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës. Sot u takova me banorët e fshatit Nishor për të diskutuar mbi investimet e ardhshme që ka nevojë dhe për rregullimin e infrastrukturës në shumë sektore. Jam i përkushtuar në punë dhe do ta mbajë fjalën”, ka thënë Muharremaj pas këtij takimi me banorët e fshatit Nishor.
/Epoka e re/