Muharremaj e Haskuka pinë kafën e mëngjesit së bashku, flasin për ambientin
19 prill 2019
| 10:21
Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka pirë sot kafen e mëngjesit me kryetarin e komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.
“Kafja e Mëngjesit sot realizohet me Kryetarin e Prizrenit me të cilin synojmë që si dy komuna të bëjmë shumë më tepër për ambientin. Prioriteti im është të gjej bashkpunim me të gjithë për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Bali Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.