Muharremaj inspekton punimet në fshatin Mushtisht
18 nëntor 2018
| 15:34
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar fshatin Mushtisht, ku ka parë nga afër punimet të cilat janë duke u zhvilluar në këtë fshat.
Me këtë rast, ai ka thënë se shpreson që punimet infrastrukturore në Mushtisht të përfundojnë brenda afateve kohore. “Vizitë punimeve në fshatin Mushtisht. Intensiteti i punimeve është sipas dinamikës së kërkuar. Shpresojmë se të gjitha punimet do të përfundojnë sipas afateve të paracaktuara”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/