Muharremaj kërkon angazhim nga drejtorët komunal në kryerjen e detyrave
04 nëntor 2019
| 13:19
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur të hënën takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal ku është folur për punët dhe aktivitetet e të gjitha drejtorive, me theks të veçantë për projektet që janë para përfundimit. Kryetari Muharremaj ka dhënë edhe obligime për drejtorët që do t’i kryejnë gjatë kësaj jave dhe ka kërkuar që të gjithë të jenë në shërbim të qytetarëve.