
Muharremaj kërkon angazhime shtesë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike
02 prill 2019
| 12:00
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar angazhime shtesë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e kësaj komune.
Ai ka bërë me dije se të gjitha projektet e parapara për vitin 2019 do të realizohen sipas dinamikës së paraparë.
“Me angazhime shtesë kam kërkuar që të vazhdojnë punët në Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Të gjitha projektet për këtë vit sipas planifikimit do të realizohen”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/