Muharremaj kërkon mbylljen e kazinove në komunën e Suharekës
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pas vrasjes se 35-vjeçarit në një kazino, ka kërkuar mbylljen e të gjitha kazinove në territorin e kësaj komune.
Muharremaj ka bërë me dije se për këtë çështje ka urdhëruar organet përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet e duhura.
“Sot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe po ashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit. Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës. Si kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja”, ka thënë Muharremaj pas takimit me përfaqësuesit e organeve të rendit.
/Epoka e re/