Muharremaj kërkon nga drejtorët komunal që punët t’i përfundojnë me kohë
02 dhjetor 2019
| 15:48
Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Suharekës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë diskutuar për punët që janë duke ndodhur në terren në këtë komunë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar nga drejtorët që punët t’i përfundojnë me kohë, para përfundimit të vitit kalendarik.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për të zhvendosurit nga Shqipëria në këtë komunë.
/Epoka e re/