Muharremaj: Mirëmbajtja dhe ruajta e ambientit, prioritet i yni

10 qershor 2019 | 14:38

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të hënën ka zhvilluar disa aktivitete në teren. Fillimisht, ai ka vizituar disa nga hapësirat publike të kësaj komune.

Me këtë rast, ai ka thënë se ruajtja dhe mirëmbajtja e ambientit është prioritet i komunës që drejton. “Mirëmbajtja e ambientit dhe ruajtja e tij duhet të jetë prioritet i yni. Sot ekipet e ‘Ekoregjionit’ janë në teren duke i kryer detyrat e tyre”, ka thënë Muharremaj. gjatë ditës se hënë ka marrë pjesë edhe në shënimin e ditës së shkollës në fshatin Bllacë, ku ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë, duke shpresuar që në të ardhmen të ketë kushte të mira dhe cilësi në arsim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh…